22.05.2019 - 22:29
Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta që shprehu kritika ndaj Euralius dhe vuri në dyshim suksesin e reformës në drejtësi.
Delegacioni i BE shprehet se puna e EURALIUS është për t’u lavdëruar dhe ndihma e domosdoshme.
Delegacioni thotë më tej se reforma në drejtësi po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës.