Tensione në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.
Ndërsa po vijonte seanca, Gilmando Dani i ka kërkuar gjyqtares Dollani shpjegime dhe të tregojë nëse është kërcënuar.
Ai ka pyetur gjyqtaren, nëse bashkëshorti apo shoferi i saj është kërcënuar
Me gjithë këmbënguljen e tij, Dollani nuk ka dhënë përgjigje dhe i ka kërkuar të ulet. Pas mosbindjes gjykatësja e ka përjashtuar nga seanca.
Ndërkohë një tjetër i pandehur, Endrit Zela i ka thënë gjyqtares se do të kalojë vettingun në kurrizin e tyre.
“Ti do të kalosh vettingun në kurrizin tonë”, ka thënë Zela.
Pas kësaj, katër të pandehurit dhe avokatët kanë lënë seancën.
Ndërkohë gjyqtarja e tretë Valdete Hoxha ka dhënë dorëheqjen, por gjykata e ka refuzuar.