MENU
klinika

Zgjedhjet vendore

Kreu i KQZ takim me misionin e OSBE/ODIHR, ja çfarë u diskutua

23.05.2019 - 18:53

Kreu i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Klement Zguri ka zhvilluar një takim me delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri.

Mësohet se delegacioni i OSBE/ODIHR kryesohej nga britanikja, Aundrey Glover, ndërsa pjesë e takimit të delegacionit ishte edhe nën-kryetari i KQZ, Denar Biba.

Ky takim vjen në kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore.

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR pritet që të premten të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Palët politike vijojnë të mos kenë asnjë hap drejt dialogut për zgjedhjet e qershorit, ndërsa opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve, pasi sipas tyre, çdo tentativë e tillë do të cenonte edhe më tej rendin demokratik.

Brenda 24 orësh, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me dy letra publike kryedemokratit, Lulzim Basha, të cilin e ka ftuar në dialog pa kushte, por lideri i selisë blu e ka mohuar në formë kategorike një ftesë të tillë.

Sipas tij, kushti i panegociueshëm i opozitës së bashkuar është largimi i Edi Ramës si kryeministër.