MENU
klinika

Nuk jep më vendime

32 mijë dosje dhe pa gjyqtarë/ Gjykata e Lartë në krizë!

23.05.2019 - 20:14

Stoku në Gjykatën e Lartë ka kapur rekordin e 31 mijë e 410 dosje, që presin ende zgjidhje.

Si pasojë njerëzit duhet të vazhdojë të presin përtej çdo afati.

Duke nisur që nga kjo e enjte, Gjykata e Larte nuk është më funksionale sepse pas shkarkimit nga KPA, të gjyqtarit Edmond Ismalaj, kjo gjykatë nuk mund të formojë trupa, për të shpallur vendime.

Gjykata ka ngelur me vetëm dy gjyqtarë, kryetarin Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvoranin, që është kreu i KED.

Të dy ata që së bashku nuk mund të formojnë as një trupë gjyqësore .

Në këto kushte, përveç stokut që vazhdon të avancojë në dëm të interesave të qytetarëve , masat e sigurimit personal nuk mund të rekursohen duke u dhënë shpresë shkelësve të ligjit t’i mbyllin llogaritë njëherë e mirë, në Gjykatat e Apelit.