MENU
klinika

"Kemi një KQZ ilegjitime me 4 kukulla qesharake"

Kryemadhi ashpërson tonet: Rama do t’i shtyjë zgjedhjet si në Kavajë

23.05.2019 - 20:13

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së mbajtur me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në njësinë numër.

8 në Tiranë sulmoi institucionin e KQZ-së, që vendosi sot të mos pranojë komisionerë nga PD dhe LSI për zgjedhjet vendore.

“Kemi një KQZ ilegjitime me 4 kukulla qesharake. Do mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale për shkeljen e Kodit Zgjedhor. J’ua them këtë me bindjen më të plotë. Në Shqipëri portokallja është e vogël, ndaj duhet të kenë diçka parasysh, përgjejësia do jetë përsonale si për Ramën ashtu edhe për anëtarët e KQZ që cënojnë KodinZgjedhor”,- tha ajo.

Ndër të tjera, kryetarja e LSI-së tha se edhe më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, pasi Rama do t’i shtyjë ato siç bëri me Kavajën.

“Jo vetëm që zgjedhje s’ka për të pasur, se do ta bëjë si në Kavajë ku i shtyu zgjedhjet. Imagjinoni që tani është vetëm fare se atëherë kishte dhe LSI në krahë. Ka filluar çdo 20 orë dërgon letra hajde pajtohemi, tregon se është në gjendjen e tij më të keqe psiokologjike se politike po se po”,– vijoi ajo.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se:

“Beteja jonë nuk është me Edi Ramën dhe as me veglat e kukullat e Ramës, me ta e ka betejën drejtësia shqiptare, e vonuar dhe e munguar sot, por që do të vijë një dite. Ne betejën e kemi për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një Shqipëri europiane, sepse fenemeni Rama i ka mbyllur çdo derë shqiptarëve në Europë”.

Kryemadhi tha se vendi është në një situatë skandaloze për shkak të politikave të Edi Ramës.

“Një grup i vogël personash ka kapur shtetin. Janë me qindra e mijëra shqiptarë që kanë ikur. Protesta e radhës më datë 25 maj do të jetë më e madhja. Është krijuar pabarazi. Të gjitha fenomenet sociale kanë një person përgjegjës dhe ai është Edi Rama.

Kryeministri mbylli një televizion, do vetëm ata media që e duan atë. Ne sot duhet të paguajmë 140 milionë euro. Kush mban përgjegjësi, kush i paguan këto 140 milionë euro. Këto janë gjoba që ka lënë Edi Rama. Vodhi 160 milionë euro me CEZ me vëllanë e tij dhe Gjiknurin, ndërsa sot po vjedh 140 milionë euro. Janë mbi 2 miliardë euro që qeveria shqiptare po i humbet në gjyqe ndërkombëtare.

Me këta para ishin bërë spitale, me këto para ishin paguar ilaçet e pensionistëve. Rama ka prodhuar situatën e sotme skandaloze. Rama grabit paratë e shqiptarëve duke paguar për rrugë shumë nga se vlen realisht një rrugë”, tha Kryemadhi.