Arvanitët janë një grup i popullsisë në Greqi të cilët tradicionalisht flasin arbërisht, një dialekt të gjuhës shqipe.
Më poshtë gjeni një nga këngët arvanitase të titulluar: “Kemi vashaza të mira”
Ah moj vajzë bukuranë
u në ti e kam sevdanë
Kemi vashaza të mira
po çë nuku kemi lira
Kampohoritet* kanë lira
Malisiotet* janë të mira
Arvanite të këndoni
gluhënë të mos harroni
Arvanite kush këndonë
tër të bukurat i çonë
Arvanite doj të dije
të këndonje moj Marie
Ja një plakë këtu pranë
ka një vajzë bukuranë
Ja kërkova dhe s’ma dhanë
le të pjekënë të hanë
Doj të thosha katra pesë
pse s’i ve lule podhesë* ?
– Kampohoritet* = katundarkat e fushës;
– Malisiotet* = katundarkat e malit;
– podhesë* = futa, përparsja e grave.
Këngë të këtilla janë një ndër provat e mirëfillta për mbijetesën e gjuhës së arbërit, dhe vlerave arkaike të saj.
Mbajmë parasysh që tekstet e këtyre këngëve frymëzoheshin nga pushtimet e dikurshme si dhe luftrat e rreth 500-600 apo më shumë viteve më parë.
Ndaj, mbeten dhe një pasuri e jashtëzakonshme në veçanti për arvanitasit si fis, si dhe për shqiptarët në tërësi si popull.
Për shekuj me radhë, Arvanitët ka qenë të mbyllur, e ku në këtë shoqëri patriarkale, mbizotëronte martesa brenda fisit.
Puna kryesore e Arvanitasve, ishte bujqësia dhe mbarështimi i kafshëve.
Vepra të tilla nuk duhen humbur, Konica.al do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë kësaj fushe, në këtë rend vijojmë duke falenderuar kështu edhe grumbullues të këtillë të folklorit arvanitas, si KRYEZOTI.