Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim pune mme ambasadorin francez, Didier Chabert dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt.
Haradinaj bëri me dije se gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje për momentin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.
Haradinaj theksoi se gjithashtu në takimin me ambasadorët është diskutuar edhe takimi i radhës në Paris.
Këtë takim Haradinaj e cilëson si një mundës të mirë për të avancuar energjitë pozitive për normalizimin e marrëdhenieve Kosovë-Serbi.
Sipas Haradinajt, normalizimi i marrëdhenieve Kosovë-Serbi duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.