MENU
klinika

FOTOT

Përfundon votimi, zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave

24.05.2019 - 12:15

Në krye të Akademisë së Shkencave është zgjedhur Skënder Gjinushi me shumicë votash.

Gjatë procesit të numërimit të votave, Gjinushi ka dalë fitues me 35 vota pro dhe 6 kundër.

Në këtë garë i vetmi kandidat ishte Skënder Gjinushi, ndërkohë zv.kryetar është zgjedhur akademiku Vasil Tole.

Në pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së është zgjedhur akademiku Salvator Bushati.

Në pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës është zgjedhur Neki Frashëri.

Para votimit, kandidati për kryetar, Skënder Gjinushi në një fjalë të mbajtur para akademikëve, shpalosi platformën e tij për mandatin që kërkon në krye të Akademisë.

Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë”, tha Gjinushi, duke theksuar se;

Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet”.

“Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato”- tha Gjinushi duke kerkuar voten e akademikeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’