Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për protestën e radhës së opozitës, e cila pritet të mbahet nesër në orën 19:00.
Thirrjet e selisë diplomatike amerikane shkojnë për qytetarët e saj, të cilët i fton të shmangin vendet ku bëhet protesta.
Duke u nisur nga rastet e tjera ku ka pasur akte dhune e reagim me gaz lotsjellës nga policia, qytetarët amerikanë ftohen të jenë të kujdesshëm.
“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”,– thuhet në njoftimin e ambasadës.
Nisur nga këto të dhëna, ambasada këshillon të gjithë amerikanët që ndodhen në Shqipëri:
Të shmangin grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi si dhe të monitorojnë mediat për zhvillimet më të fundit.