MENU
klinika

"Çfarë emri do mbash!"

“Fredi ndaje mendjen!”, Artan Hoxha “prek në kallo” Fredi Belerin

24.05.2019 - 18:44

Vetëm para pak ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi kërkesën Dhionisios Alfred Beleri për të garuar në zgjedhjet e 30 Qershorit si kandidat i pavarur për zonën e Himarës.

Motivi që KQZ ka paraqitur, lidhur me refuzimin e Belerit ka të bëjë me një vendim gjyqësor të formës së prerë të dhë vite më parë.

Dy muaj më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda rihapi hetimet për masakrën e Peshkëpisë ku mbetën të vrarë dy ushtarakët shqiptarë, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, të cilët u sulmuan nga një bandë e armatosur greke në mesnatën e 10 Prillit të vitit 1994.

Në këtë çështje sipas prokurorisë person nën hetim është edhe Fredi Beleri.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në Peshkëpi, gazetari Artan Hoxha ka reaguar herë pas here duke u shprehur edhe se “Drejtësia vonon por nuk harron”, duke u treguar kritik kështu me Belerin dhe dëshminë e tij pas shoqërimit në Prokurori.

Reagimi më i fundit është dhe ai, ku gazetari Hoxha përmend emrat e ndryshuar në kohëra nga shtetasi Fredi Bejleri.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Fredi ndaje mendjen cfare emri do mbash se na hoqe trurin?!!!
Nese nuk ndihesh mire si shqiptar pune per ty!!!
Hiqu si grek(nuk je as i pari as i fundit), por grek me emrin Alfred apo Fredi as kam degjuar dhe as kam pare gjekundi…
Ke marre pasaporte greke, hiqesh si grek, flet dhe greqisht, por greket thone se “Grek lind, nuk behesh”.
Keshtu larg qofte po shkele ne derrase te kalbur andej, do te thone “alvanos”, si i thane Konstandino Kacifasit me 2009 kur e kapen me hashash ne Athine, para se ta benin martir ne Bularat.
Vendos cfare emri do mbash se i bere lemsh gjendjen civile, KQZ-ne, policine dhe miletin, qe sado qe nderron emra ti, prape Fredi te thone.
Linde ne Shqiperi si Alfred Bejleri,
pas masakres se Peshkepise me 10 prill 1994, ndryshove emrin dhe u bere Fredi Bejleri.
Kur u denove per zgjedhjet ne Himare ndryshove mbiemrin nga Bejleri ne Beleris. Pastaj kandidove me 2015-en me emrin Dhionisios Fredis Beleris, ndersa sefundi u shfaqe ne KQZ si Dhionisis Alfred Beleri. Nga Dhionisios je bere Dhionisis, nga Fredis je bere Alfred, dhe nga Beleris je bere Beleri…
Nuk e di me cfare emri je prezantuar sot ne prokurori, por aty e kane me kollaj se te pyesin dhe per emrin e nenes edhe te babes…”