MENU
klinika

Kryeministri holandez

“Brexit” nuk do të rinegociohet pas largimit të May

24.05.2019 - 19:29

Kryeministri holandez Mark Rutte paralajmëroi sot se Bashkimi Evropian nuk do të rifillojë negociatat mbi marrëveshjen e Brexit me pasuesin/en e Theresa May për Kryeministër.

“Marrëveshja nuk është e hapur për rinegocimin,” vuri në dukje Rutte gjatë një konference shtypi në Hagë, pak orë pas shpalljes së dorëheqjes së May, e cila dështoi tri herë që të bindë parlamentin britanik për miratimin e marrëveshjes.

Sipas Rutte, pasiguria rreth Brexit “u rrit në vend që të refuzohet”, ndërsa ai theksoi se Holanda mbetet e përgatitur për çdo mundësi, “përfshirë skenarin e daljes pa marrëveshje”.

Deklarata e kryeministrit holandez, është më e forta e artikuluar deri më tani nga një lider evropian. Kjo nuk duhet aspak optimiste për pasardhësin e kryeministres britanike, ku disa nga kandidaturat e mundshme e kanë shfaqur tashmë synimin për të rinegociuar marrëveshjen e May me BE.

“Problemi nuk është Theresa May”, por kushtet e rrepta që vendos Londra për secilën marrëveshje”, tha shefi i qeverisë holandeze.

“Unë e telefonova menjëherë dhe i thashë se ajo që ka bërë vitet e fundit është shumë e guximshme pasi ka punuar në kushte shumë të vështira për të arritur Brexit», shtoi kryeministri i Holandës.

Mark Rutté nuk pranoi të bënte ndonjë koment për zëvendësimin e May: “Nuk do të komentoj Boris Johnson apo kandidatët e tjerë. Ne duhet të presim rezultatin. “