MENU
klinika

Kthesa e papritur e francezit

Griezmann ‘braktis’ Barcelonën dhe zgjedh Premier League!

24.05.2019 - 20:00

Antoinne Griezmann njoftoi javën e kaluar se ka vendosur të largohet nga Atletico e Madridit këtë verë pas 5 vitesh të suksesshme.

Kaq mjaftoi që mediat në gadishullin iberik të lidhnin të ardhmen e kampionit të botës me Barcelonën, por duket se Messi me shokë janë shprehur kategorikisht kundër një transferimi të tillë.

Nga ana tjetër, mediat britanike shprehen se e ardhmja e Griezmann nuk do të jetë më në Spanjë, por në Londër, si pasues i Eden Hazard tek Chelsea. 

“The Sun” insiston se drejtimin e londinezëve do ta marrë Franck Lampard, ndërsa ish-mesfushorit i është premtuar një merkato e bujshme, me Griezmann që do të jetë ndër të parët emra që do të nënshkruajnë.

Francezi ka një klauzolë prishjeje të kontratës, në vlerën e 120 milionë eurove, ndaj çdo klub që kërkon të marrë duhet të paguajë këtë shumë në arkat e Atleticos së Madridit.