MENU
klinika

"Nuk duhen provuar gjëra që s'di"

Kënga? Veliaj ironizon Bashën: Nuk është për mua, jam më i kujdesshëm!

24.05.2019 - 20:46

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ku midis të tjerash, gjatë bisedës së tij ka ironizuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Teksa pyetet lidhur me këngën Veliaj thotë se kënga nuk është për të, duke u ndalur tek shembulli i Bashës i cili së fundmi, në përfundim të protestave kombëtare të mbajtura mbyll tubimet duke kënduar Himnin Kombëtar.

Në vijim, Veliaj shton se njeriu nuk duhet të provojë gjërat që e di që s’mund t’i bëjë duke iu referuar kështu kreu të PD-së, z. Basha.

erion-veliaj-konica.al
erion-veliaj-konica.al

“Për të kënduar jam tmerr, sidomos tani që ka filluar të këndohet himni në publik nga disa politikanë që nuk kanë dalë me shumë sukses, them robi nuk duhet të provojë gjërat që i di që s’di me i bo!

Unë jam nga ata që jam më i kujdesshëm. E di që në vrap jam i mirë, në futboll, basketboll jam i mirë, kështu që merrem sporte që di t’i bëj, sporti i këndimit nuk është për mua”, përfundon Veliaj.