MENU
klinika

Dominojnë Hamilton dhe Bottas

Mercedez ‘fluturon’ në Montecarlo!

24.05.2019 - 23:05

Lewis Hamilton me Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë në Montecarlo, dy ditë para garës së  radhës në botërorin e Formula 1.

Kampioni i botës dhe kryesuesi aktual i botërorit dha kohën 1’11”118, duke lënë pas me vetëm 81 të mijëtat me shumë shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas.

Makina gjermane ishte një “shigjetë” në pistë, pasi rivalët ishin shumë pas. I treti, me gati 8 të dhjetat më shumë, u klasifikua Sebastian Vettel me Ferrari.

Ndërsa makina tjetër “kokëkuqe”, ajo e Charles Leclerc, u rendit në vendin e 10-të, me 1.2 sekonda më shumë.

Surprizë vendi i katërt i Pierre Gasly me Red Bull, më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Max Verstappen, i gjashti. Mes dy makinave Red Bull u rendit debutuesi Alexander Albon me Toro Rosso.

Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare ndërsa të dielën, ora 15:10, gara e Çmimit të Madh të Montecarlos.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës