Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin, por në zonat malore herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës lë me kthjelime zonën e ulët dhe bregdetin, por vranësira të shpeshta shfaqen në ekstremin Verior duke rrezikuar shira të dobët.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje sjell dhe mesdita duke shënuar vlera 10 °C deri në 27 °C.
Ditën e nesërme do të jetë me mot kryesisht të kthjellët deri në mesditë në të gjithë territorin.
Pasditja mbetet me kthjellime për pjesën më të madhe të vendit por shtim i vranësirave në Juglindje ku priten shira të pakët dhe të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 11°C mëngjesi deri në 28 °C mesdita.