MENU
klinika

Zgjedhjet e 30 qershorit

3. 5 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës

25.05.2019 - 11:48

Është publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore 30 Qershor 2019.

Rreth 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës, mes tyre 132.788 votojnë për herë të parë.

“Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë,  51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra,”-njofton Ministria e Brendshme.

Në listën e përditësuar janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘Dekriminalizimit’.

“Për herë të parë, në ndryshim nga zgjedhjet vendore të 2015 apo aty parlamentare në vitin 2017, u arrit të zbardheshin adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, të cilët në vend të adresës së vlefshme kishin kodet 999, 888 dhe 000 në listën zgjedhore, duke i eliminuar këto kode,”-raporton Ministria e Brendshme.