Vetëm pak minuta pas mbylljes së protestës së gjashtë kombëtare, nga Partia Demokratike ka ardhur dhe konfirmimi për protestën e ardhshme.
Bëhet me dije se protesta e ardhshme e opozitës do të jetë pas 6 ditësh, më 31 maj, një datë kjo, jo rastësisht e zgjedhur pasi pikërisht më 31, Partia Socialiste nis fushatën e saj zgjedhore.
Pas mbylljes së protestës së opozitës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi një mbledhje me ish-deputetët demokratë me qëllim falenderimin e tyre për punën me strukturat dhe pjesëmarrjen në protestat e opozitës.
Në mbyllje të protestës Basha, iu drejtua mbështetësve të tij nga selia blu.
Ai tha se e sotmja ishte protesta më masive popullore në 29 vite dhe se Europa e ka dëgjuar tashmë zërin e tyre.
Por kreu i opozitës nuk ka hequr dorë nga kërkesat, pasi ai theksoi se është koha për zgjidhje politike, largimi i kryeministrit, qeveri tranzitore zgjedhje të lira.