Në Parlamentin Europian është zgjedhur eurodeputetja e parë shqiptare.
Ajo është Arba Kokalari, e cila jeton në Suedi dhe është pjesë e partisë së Moderuar.
Forca politike ku ajo bën pjesë ka fituar 17.6% të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Arba Kokalari.
Kush është Arba Kokalari?
Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo është vajza e madhe e dy prindërve Bardh e Arjana Kokalarit si dhe mbesa e Musine Kokalarit, veprimtares politike të shekullit të 19-të në Shqipëri.
Arba jeton prej vitesh në Stokholm dhe atje ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.
Ndërsa është angazhuar në politikë që në moshën 16-vjeçare. Ndërkohë, Kokalari ka kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara të PE, por këtë herë ajo arriti të sigurojë fitoren.