MENU
klinika

Lë pas dhe Juventusin

Formacioni i vitit në Serie A/ Atalanta, ‘Ajax’ i Italisë

27.05.2019 - 18:29

Serie A mbylli sezonin 2018-2019 ku në javën e fundit u plotësuan edhe katër skuadrat që do të shkojnë në Champions League (Juventus, Napoli, Atalanta dhe Inter).

Agjencia më e madhe për matjen e të dhënave dhe statistikave, “Opta” ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit që sapo përfundoi.

Duket qartë dominimi i Atalanas me tre lojtarë (Gomez, Ilicic, Zapata) dhe i Napolit, po me tre lojtarë (Koulibaly, Mertens, Ruiz).

Pas tyre vjen Juventus me dy lojtarë, Pjanic dhe Cancelo (që të gjithë e kanë kritikuar për paraqitje tejet të dobëta), ndërkohë që vihet re mungesa e Cristiano Ronaldos dhe Fabio Quagliarela, që është golashënuesi më i mirë i sezonit.

Kolarov i Romas plotëson krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa krah Koulibaly është rreshtuar Acerbi i Lazios.

Nuk ka vend për dyshime në portë ku qëndron heroi i Interit, Samir Handanovic, i cili këtë sezon u shpall portieri më i mirë me 17 ndeshje pa pësuar gol.

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit