Humbja 2-1 në finale të Kupës së Mbretit nga Valencia, ka tensionuar edhe më shumë situatën në kampin e Barcelonës.
“Don Balon” raporton se Messi nuk është i kënaqur me gjashtë lojtarë te Barcelona, ndaj ka kërkuar shitjen e tyre që këtë verë.
Media spanjolle raporton se nga Camp Nou mund të largohen lojtarët, si Ivan Rakitic, Philippe Coutinho, Sergi Roberto, Nelson Semedo, Arthur Melo dhe Kevin-Prince Boateng.
Katalanasit kanë vuajtur së tepërmi në fund të këtij sezoni, sepse përveç humbjes në Kupën e Mbretit, ata u eliminuan edhe nga Liverpool në Champions League.
Ekipi i Ernesto Valverdes e mbylli sezonin vetëm me një trofe të fituar dhe si pasojë në verë pritet të ndodhin ndryshime të mëdha në skuadër.