Sipas shkencëtarëve, ekziston edhe një anë me të cilën rrezikojmë nëse shumë kohë zgjedhim ta kalojmë në palestër. Ata thonë se stërvitjet e shumta në palestër dhe përdorimi i suplementeve të ndryshme nga burrat janë një nga arsyet kryesore të sterilitetit.
Burrat duan të jenë më tërheqës ndaj grave por kjo, mesa duket i kushton atyre aftësinë për t’u bërë prindër në të ardhmen.
Doktori James Mossman, lideri i programit në Amerikë në universitetin ‘Brown’ tha për BBC:
“Shumica e burrave që nuk bëjnë dot fëmijë kanë trup shumë të stërvitur e të madh. Sipas rezultateve ata që kanë përqindje muskulare më shumë se e lejueshmja dhe kanë 50% shanse më pak për të bërë fëmijë“.
Shkaku kryesor janë suplementet e përdorura për të rritur fuqinë në palestër. Steroidet, proteinat të paverifikuara si dhe suplementet dietike nuk largohen nga trupi lehtë dhe dëmtojnë spermatozoidet e prodhuara.
‘Është paradoks. Burrat përpiqen të jenë më tërheqes por në fund nuk munden të riprodhohen. Sakrifikojnë kështu një familje për bukurinë…’ shtoi doktori James Mossman, duke shpresuar që të ketë dhënë përmes informacionit edhe një mesazh ndërgjegjësues për mehkujt e dhënë pas kohës së stërvitjes në palestër.
“A ja vlen vërtet bukuria përpara familjes?“, përfundon ai.