MENU
klinika

Trajneri toskan nuk gjen paqe

Zi në familjen e Spalletit/ Ndryshojnë planet e Interit?

28.05.2019 - 20:53

Luciano Spalleti nuk mundi të festojë siç duhet kualifikimin e Interit, në Champions League pasi trajneri e ka të qartë që shkarkimi është çështje kohe.

Por tekniku toskan është tronditur edhe më shumë pasi ka mësuar lajmin e keq se vëllai i tij ka ndërruar jetë.

Vëllai i trajnerit të Interit ishte 66 vjeç, por nuk janë bërë publike shkaqet e vdekjes së tij.

Inter ka lëshuar një deklaratë ku ka shprehur ngushëllimet për trajnerin e tyre, Luciano Spalletti, i cili ka humbur vëllanë e tij, Marcelo.

“FC Internazionale Milano i dërgon ngushëllimet më të thella familjes Spalletti për humbjen e Marcello, vëllai i Lucianos.

Mendimet e të gjithëve në klub janë me trajnerin, si dhe familjen dhe miqtë e Marcello në këtë kohë shumë të trishtuar”, shkruan klubi zikaltër në një njoftim zyrtar.

Kjo fatkeqësi mund të ndikojë tek shtyrja e shkarkimit të trajnerit Spalletti, të cilit mund t’i jepen disa ditë për të kaluar këtë ngjarje të rëndë në familjen e tij.