MENU
klinika

Festivali "Mirëdita Dbar Dan!"

Kosova prezantohet si shtet, të rinjtë serbë ngrihen në protestë

29.05.2019 - 09:30

Teksa në Serbi po zhvillohet festivali “Mirëdita Dobar dan!”, forumi Rinor i Partisë Demokratike të Serbië është ngritur në protestë kundër mbarëvajtjes së festivalit.

Kreu i të rinjve në këtë parti tha se shkak për këtë protestë është se organizatorët e prezentojnë Kosovën si shtet dhe kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.

“Ne këtë festival e shohim si provokim”, tha ai.

Përfaqësuesit e kësaj partie u mblodhën para Qendrës për dekontaminimin kulturor në Beograd, ku pritet të mbahet festivali, dhe vendosën fotografi të manastireve ortodokse të djegura në Kosovë.

Festivali i kulturës së Kosovës “Mirëdita, Dobar dan!”, është mbajtur nën tensione edhe gjatë viteve të kaluara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN