MENU
klinika

Rrugëdaljet mikse

Shqipëria dhe 3 instrumentet e ekonomisë

07.09.2018 - 13:27

Mënyra se si Shqipëria orientohet për të bërë demokraci, gjë që përkthehet si një Shqipëri ndryshe dhe më afër zhvillimit lidhet pashmangërisht me kuptimin e mënyrës se si ne po bëjmë zhvillim ekonomik, politik dhe kulturor.

Këto duhen zbërthyer hap pas hapi.

Nga ana ekonomike historia 200 e ca vjeçare e kapitalizmit ka prodhuar tre lloj mënyrash të bëri ekonomi. Ekonomia e lirë e tregut, ekonomia e kontrolluar e tregut dhe ekonomia e përzier ose mikser.

Derimë tani Shqipëria është produkt i ekonomisë së lirë të tregut me nuanca shtrëmbërimi të kësaj ekonomie me ndërhyrje të ekonomisë së përzier. Për ta kuptuar më në thelb duhet të shtrojmë disa piketa të thjeshta mbi tri llojet e orientimit të ekonomisë.

1.Ekonomia e lirë e tregut

Kjo lidhet me shumë me disa mendësi, po baza është ideologjia që u ngrit pas iluminizmit me përfaqësuesit anglez si Adam Smith. Adam Smith, filozof anglez në lëmin e ekonomisë politike ka dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e demokracisë liberale.

Është përfaqësuesi më i denjë i filozofisë së ekonomisë së lirë të tregut. Pikë së pari ai mendonte se njeriu duhet të ‘’vetmbeshtetet’’ nuk duhet të presë nga politika ta ndihmojë, ‘’selfhelp’’si në vetshërbime dhe në vetsuvencionime, vesigurime etj.

Për këtë themelore në filozofinë e tij është çështja që u kthye në aksiomë ‘’Laissez-faire’’(lërini ata!). Në këtë kuptim do të thotë që politika nuk ndërhyn në punën në ekonominë e tregut, ajo rrjedh nga mekanizmi i kërkesës dhe i ofertës ose ‘’dorë e fshehtë’’, nga konkurrenca e lirë e njerëzve që merren me ekonomi.

Kjo do të sillte prosperitet për individin që do kishte mundësi të mëdha pasi, sa më e madhe oferta raportin e kërkesës, aq më të ekuilibrura do të ishin çmimet. Individi ka të gjitha hallkat që të ecë në ekonomi, disa nga këto hallka janë individi si personaliet, si tregëtar, si pjesë e organizatave, punëtor me të drejta sociale, politike(anëtar shoqate, ojf, grupe interesi për çështje që nuk shkojnë mirë për të, grupe për presion) dhe ekonomike(aksionet, bursa) përkundrejt kapitalistit.

Por kjo ndryshe nga se u parashikua kaloi në depresione sociale, dhe sidomos në depresion ekonomik pasi u përqendrua kapitali ekonomik në disa duar, qendërsimi urbanizues solli zhdrejtësim të madh në raportin e qytet fshat, fshati i zhdrejtësua. Kriza ekonomike çoi në panik social, deri në gjendjen ku të gjithë për sigurinë e tyre u drejtuan nga bankat për të marrë të hollat.

Kur të gjithë drejtohen në banka për të marrë të hollat ka kaos dhe ka rënë shteti, pasi bankat nuk kanë më lekë, ato tërhiqen nga njerëzit e frikësuar, frika sjell më pas efekt domino paniku për të gjithë. Të gjitha elementët e shtetit zhdrejtësohen me këtë aspekt. Megjithatë u gjet mekanizmi i daljes nga kriza.

2. Ekonomia e kontrolluar nga shteti

Përfaqësues më i rëndësishëm i kësaj Filozofie ekonomike është Kejnsi (Xhon Majnard Kejnes). Në thelb kjo ekonomi shpalostet kur nuk funksionoi ekonomia mirë dhe kur tregues së ekonomisë kaluan në krizë. Kur u anashkaluan oferta dhe kërkesa dhe pasuria u mor nga më i forti, u kap prej matrapazëve, manipulatorëve ‘të fuqishmëve’, monopolistëve, oligopolistëve(grupe të fuqishme ekonomistësh që punojnë për interes vetëm të tyre grupor, fisnor) kurse pjesa dërmuese nuk ka.

Në këto situata, ai që kishte më shumë mori akoma më shumë, ai që nuk kishte ose kishte pak, akoma më pak. Kjo, plus zhdrejtësimit të mirëqënies, papunësisë, rritjen e vdekshmërisë, faktorëve socialë çuan në krizë ekonomike dhe u ndërhy me filozofinë e kejsianizmit. Në thelb Kejnsi donte ‘’rritjen e kërkesës’’ të rriste shërbimet qeveritare që për të funksionuar kërkesa në raport me ofertën në rregull.

Më rritjen e shpenzimeve qeveritare do të bëheshin dhe ngriheshin veprave madhore(rrugë, hidrocentrale etj), do të punësoheshin njerëzit e papunë, dhe lekët do shpërndaheshin në ato grupe të nevojshme sociale, aty ku duhesh në zërat më të rëndësishëm ekonomikë dhe tek tregëtarët, fabrikat etj. Për këtë shteti, në të kundërt të teorisë së Adam Smith, ndërhynte në mekanizmin e kërkesë-ofertës dhe e hidhte lekun, e shpërndante aty ku duhej, e rëndësishme ishte shpërndarja e të ardhurave sesa marrja dhe fuqizimi i shtetit, apo në disa duar.

Ky mekanizëm funksionoi dhe ekonomia doli nga kriza. Sasia monetare u rrethrrotullua nga punëtori tek industrialisti dhe filloi xhirimi i ekonomisë.

Një fazë ndërmjetëse është neoliberalizmi ose liberalizmi i ri, ndryshe kjo teori me përfaqësues si Hayek. Neoliberlazimi kundërshtonte nevojën e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi dhe mbronte tezën e vetërregullimit automatik të ekonomisë së tregut, nëpërmjet veprimit të lirë të forcave të tregut.

3. Faza e tretë është ekonomia e përzier

Në qoftë se marrim një mesatare të së parës apo të së dytës shikojmë se shteti, nuk ndërhyn atëherë kur ekonomia funksionon mirë dhe ndërhyn kur ekonomia funksionon keq.
Në raste stabilizuese dhe në demokraci të konsoliduara ajo ndërhyn nëpërmjet vendimmarrjeve të saj, aseteve ekonomike që i mban për vete, dhe futet si aktor ekonomik derisa aty ku ekonomia stabilizohet, pra është rregulluese e ekonomisë, ndihmon.

Më pas hidhen insturmenta ekonomike neo ose post(ribërje kritike të fazave) si me përfaqësues Shumpeter.

Nga ana tjetër, Marksi, për periudhën ku jetoi, analizon në veprat e tij se mënyra si orientohet ekonomia e tregut sipas lirisë,(modeli Adam Smith) çon në disa shtrembërime dhe kriza të njëpasnjëshme që deformon sistemin demokratik dhe e shkatërron atë.


Ai mendoi se ekonomia e lirë e tregut çon në përqendrimin e kapitalit, uljen e mirëqënies së punëtorit, zhvleftësimit të tij, mbivlerën e shfrytëzuar nga kapitalisti në kushtet e orarit të zgjatur, kushteve, presionit, punësimeve dhe grumbullimit të kapitalit që çon në kriza të ripërsëritshme. Marksi kishte përballë vetëm demkracinë e hershme me përfaqësues Adam Smith për kohën kur jetoi.

Në fakt ky parashikim doli deri aty sa ekspertët e ekonomisë botërore shprehin se a kishte të drejtë Maksi? Megjithatë, në demokraci u gjetën mekanizma të tjerë si (Kejzianizmi, ekonomia miks) që vetrregulluan sistemin e demokracive. Psh, taksa e pronës, ligji antitrust(kundra kapitalistëve të mëdhenj taksë dhe ndalim, progresione taksash apo heqje taksash, detyrimiesh), shpërndarja e të ardhurave, sunvencionet, mbrojtja e produkteve, asistenca sociale dhe shërbimet sociale etj. Me thënë më ndryshe u rregulluaan disa kritika të Marksit dhe të të tjerë autorëve të tjerë demokratë.

Shqipëria nuk zbaton në mënyrë rigoroze asnjë nga këto filozofi ose i zbaton keq ato, i merr copa-copa sipas interesave të grupeve politike, qeverive, klaneve ekonomike që çojnë me kah nga feudalizmi i të bërit ekonomi.

Pas viteve 1990 ajo futet në modelin e demokracisë liberale me llojin e kapitalizmit klasik që si referencë ka të drejtat e njeriut, paketa e lirive dhe të drejtave, detyrimeve të njeriut ku baza e ndërtimit të demokracisë liberale është e drejta e pronës.

Në analizën se çfarë nuk zbaton Shqipëria për të ngritur një shtet ku nuk funksionon demokracia mund të themi se ajo është në faza hibride të:

1.Ligjit të pronës. Mbivendosja e pronave dhe problematika e madhe e ligjit të sotëm 1701 ka lënë konfuz shumë hapësira gjeografike si në qytet dhe fshat. Kjo problematikë është karakteristike vetëm e Shqipërisë.

Pa rregullimin e ligjit të pronës, ku prona të futet si aset ekonomik në kapitalizëm nuk ka demokraci dhe ekonomi të lirë të tregut, kapitalizëm.

2.Ekonomia e lirë e tregut tashmë është në fazën e saj të krizës, shpërndarja e të ardhurave nuk funksionon, ai që është i fuqishëm ka gjithçka, të shumtët që nuk kanë, nuk kanë asgjë, pra është faza e monopolëve, oligopoleve, po rritet vdekshmëria dhe po ulet lindshmëria, punësimët ulen, emigracioni po shtohet, posturbanizimi ka shpënë në në raporte të zhdrejtësuara të popullsisë fshat-qytet, migrimi dhe emigrimi e ka zhdrejtësuar mekanizmin e bujqësisë, blektorisë, agroturizmit, turizmit kulturor.

3. Mekanizma të mirëqenies sociale si rroga minimale, mbrojtja e prodhimeve të shtetit, sigurimi i minimumit të ekzistencës për grupe vurnerabël(të dobëta) nuk funksionon se nuk ka ndërhyrje të shtetit, jemi në ekonominë e teorive të Adam Smith, Kejsianizëm nga asnjë qeveri nuk është kryer.

Qeveria dhe institucionet shtetërore të jenë rregullatorë të ekonomisë nuk funksionon, ka ndodhur e kundërta, ekonomia është e lëshuar komplet në mekanizmat e lirshmërisë.

4.Lirshmëria ka bërë që mos të kontrollohen dot tregu i kërkesë-ofertës. Grosistët dhe furnizuesit kryesorë komandojnë çmimet deri në hallkën e fundit, dhe këtë nuk e bën oferta dhe kërkesa për atë dhe aq sa duhet në ekonomi.

Ata kontrollojnë fshatin dhe tregjet në qytet, e mbajnë pezull çmimin, ulin cilësinë e produkteve. Shumica e popullsisë është në kushtet e ekzistencës dhe nuk e ka kaluar pragun minimal.

Në këto kushte edhe shtresa e mesme ndrydhet për të harxhuar më tepër, më shumë do të kursejë më tepër. Nuk ka funksionim të aksioneve në shoqërinë dhe shtresa të mesme e të ulta, ato janë të përqendruara në disa duar që lëvizen nga eksponentë të fuqishëm oligopoliste dhe politikë.

Shoqërisë i janë marrë disa mekanizma socialë si komunikimi politik nëpërmjet organizatave dhe shoqatave, ojf që instrumentalizohet nga shteti e politika. Individi në vend t’i jepeshin paketa e të drejtave dhe lirive u është marrë.

5.Politika e partive të majta apo të djathta kanë qenë në kundërshtim me gjithë mekanizmat e ekonomisë së tregut në trasparencën e punës së tyre, por ndërhyjnë atëherë kur s’duhet në ekonomi duke ngritur bisnese të veta në bashkëpunim me kapitalistë, në shtrëngimin e detyrimeve dhe taksave të pjesës së gjerë të popullsisë, në mënyrën sesi kanë ngritur demokraci dhe ekonomi të lirë të tregut dhe në mënyrën e ngritjes së shtetit konstitucionalist, ku pseudoreformat më shumë kanë shërbyer në kurriz të shtresave të varfëra në qytet dhe fshat.

Në një kuptim më të thjeshtëzuar zgjidhja gjendet në disa mënyra. Shqipëria duhet t’i rikthehet mekanizmit të ekonomisë të lirë të tregut me mekanizmat e Adam Smith ose neoliberalizmit Hayek.

E kanë zbatuar shumë po si përfaqësues mund të përmendet Anglia. Në një mënyrë të dytë duhet të zbatojë ndërhyrjen e shtetit me mekanizmat e Kejnsit, po kjo mund të shihet si rikomunizëm dhe mund të kundërshtohet fort. Shumica e vendeve Europiane ku futet dhe Franca, Gjermania e kanë kryer në vitet 60.

Ose shteti duhet të futet si rregulltor dhe aktor në treg me të drejta të plota si kapitalistët. Edhe kjo është shumë e preferuar nga vendet europiane sot dhe nuk është as socializëm, as komunizëm.

Po ju si do të mendonit, çfarë duhet zbatuar?

Përgatiti Eugent Kllapi

Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!

Nga “taksa” e tërmetit tek energjia

Banka Botërore gati kredi tjetër 80 mln USD

Biznesi do investime, qytetarët shtëpi

Më shumë borxhe! Në 3 muaj bankat dhanë 814 mln €!

Shembujt dhe burimi i konfuzionit për shpenzimet

Sa është fatura e tatimit për profesionistët e lirë?

Do të krijohet skemë e re për profesionistët

Ndryshimi drastik që do të ndodhë me pensionet