29.05.2019 - 12:48
Pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se me këtë rekomandim konfirmohet se Shqipëria ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë.
Postimi i plotë i Ramës:
Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces.
Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE