Edhe pse PD dhe LSI kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, Kryeministri Edi Rama duket se po ‘ndez motorrët’ për nisjen e fushatës zgjedhore.
Në një postim të hedhur në Facebook, Rama la të kuptohet se ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Shefi in qeverisë ka publikuar një bluzë në ngjyrë vjollcë me mbishkrimin “PS 30” e cila nënkupton se të majtët po bëhen gati për zgjedhjet e 30 qershorit.
“Si ju duket?”, pyet Rama ndjekësit në Facebook, teksa nuk dihet ende nëse shefi i qeverisë do ta mbajë veshur këtë bluzë që në hapje të fushatës.
Kreu i qeverisë ritheksoi edhe sot gjatë konferecës së përbashkët me ambasadorin e BE, Lugi Soreca se ai nuk bën asnjë hap pas, dhe nuk ka shanse të ndryshojë datën e zgjedhjeve.