MENU
klinika

Ankohen banorët

S’ka mjekë, ambulanca në kasolle

29.05.2019 - 17:33

Në një nga fshatrat e Korçës, në Dersnik, banorët përballen me problemin lidhur me kujdesin shëndetësor.

Këtëkujdes, ata do të duhet ta marrin në qendrën shëndetësore të fshatit e cila siç duket edhe në foto, pamja e saj përngjan me  atë të një kasolleje, por pikërisht këtu marrin shërbimin rreth 1200 banorë, ose dhe më shumë.

Së paku kështu duhet të ishte deri në ditën e sotme.

Veç asaj çfarë duket nga jashtë, për sa shuhet me ndihmën e fotos në lajm, siç edhe mund të merret me mend, gjendja brenda kësaj qendre është akoma më e rënduar.

Gjendja brenda është akoma më e rënduar.

Duke u mbështetur edhe në atë çfarë thonë banorët, të cilët kur shkojnë për të marrë shërim, më shumë ndihen të kërcënuar, brenda nuk gjenden as kushtet minimale, pa ujë, ajo çfarë bie jashtë bie dhe brenda, si dhe më kryesorja, mungon mjeku.

Veç gjendjes së Qendrës Shëndetësore, banorët ankohen edhe për mungesën e mjekut.

Ata thonë se ai vjen një herë në javë ose më rrallë. Ndaj atyre u duhet të udhëtojnë drejt fshatrave të tjera apo qytetit për të marrë shërbime mjekësore.

Prej më shumë se 25 vitesh banorët e fshatit Dersnik vuajnë mungesën ambulancës së fshatit ndërsa nga drejtoria e shëndetit publik thuhet se ende nuk ekziston një projekt për ndërtimin e një godine të re.