29.05.2019 - 17:34
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi do të mbahen në datën 7 korrik.
Ishte zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos i cili konfirmoi datën gjatë një interviste të dhënë për televizionin Alpha.
Ai u shpreh se data 7 korrik ishte zgjedhur pas një konsultimi mes kryeministrit Tsipras me ministrin e Arsimit, të cilët sipas tij ranë dakord që të vendosnin këtë ditë me qëllim që të mos pengonin provimet e maturës.
Sipas zëdhënësit, qeveria do të vijojë t’i ruaj fuqitë dhe nuk do të ketë asnjë dorëheqje të kryeministrit Tsipras po qeveri teknike.
“Nuk ka dorëheqje të Kryeministrit apo qeveri teknike, situata është krejtësisht e ndryshme nga shtatori 2015”, tha ai.