MENU
klinika

"Luan tangon e Serbisë"

Rudina Hajdari ‘shpërthen’ në Kuvend, e ashpër me Ramën

30.05.2019 - 11:46

Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, deputetja demokrate Rudina Hajdari ka folur ashpër kundër kryeministrit Rama.

Ajo ka kërkuar prezencën e kreut të qeverisë dhe komentin e tij në lidhje me raportin e Komisionit të Europës.

Hajdari tha se Rama “luan tangon e Serbisë” duke pohuar se qeveria është në proces regresi.

Në fund, Hajdari ka bërë thirrje për bashkim të politikanëve në emër të Shqipërisë duke marrë duartrokitjet e kolegëve në sallë.

Në sallë mungon sërish kryeministri që duhet të jetë prezent për të shënuar këtë ditë duke na thënë diçka përsa i përket raportit.

Kam ardhur për të thënë disa të vërteta, kritika që janë me vend dhe populli duhet ti dëgjojë. Ne kemi vetëm një njeri që u tregon atyre se është më i miri i të mirëve dhe se ai nuk ka.

Ka 6 vite që me fjalë shumë e vepra pak po bind ata që kanë vesh të dëgjojnë se vetëm ky po ndërton një vend ku mbizotëron ligji dhe shteti, ndërkohë që merr cdo vendim brenda e jashtë parlamentit dhe vendit. Ky njeri që bën ligje në kurrizin tonë, të së mirës së askujt, varfëron të varfërit dhe pasuron të pasurit, sillet në Evropë me reforma të paimplementuara dhe bën tangon e Serbisë ndihet më i frikësuar se kurrë nga partia e tij.

Duhet të dijë dy gjëra, që qeveria është në regres dhe jo progres dhe integrimi nuk mund të vijë dot kurrë nga të paintegruarit, asnjë nga liderat tanë nuk e bind BE se do bëjnë ndryshime të prekshme me vullnetin e tyre”- tha ajo.