MENU
klinika

"I mbylli dyert..."

Hashim Thaçi i zhgënjyer nga BE?

30.05.2019 - 13:32

“Po ndodhë ajo që nuk duhet te ndodhte, pasi BE-ja ka mbyllur dyert për Kosovën”, kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi teksa komentoi procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Këto komente të Thaçit u bënë gjatë konferencës‘20 Vite Pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor’, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi për Hulumtime të Politikave në Ballkan (BPRG).

Fjala e Thaçit:

“Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizem. Tash e tre vjet është dhënë rekomandimi për liberalizim, por ende nuk ka vendim nga shtetet anëtare.

Jo me fajin tonë është ky izolim, por nga paaftësia e shteteve të Bashkimit Evropian për të marrë vendim për liberalizimin e vizave”, është shprehur Thaçi.

Ndërkohë kujtojmë që kjo konferencë u mbajt ditën kur Komisioni Europian publikoi dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për vendet aspiruese, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012.

Bashkimi Evropian i kishte vënë Kosovës si detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian.