MENU
klinika

Aksion i AKU-së

Korçë/ Asgjësohen 20 ton ushqime të skaduara

30.05.2019 - 21:19

AKU në Korçë ka sekuestruar dhe asgjësuar 20 ton produkte të cilat nuk përmbushin kushtet e sigurisë ushqimore sa i takon konsumatorit.

Janë rreth 11 tonë produkte me origjinë jo shtazore dhe 9 tonë me origjinë shtazore kryesisht bulmet dhe mish të cilat janë asgjësuar nga subjekte të ndryshme të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në qarkun e Korçës.

Ndaj këtyre subjekteve tregtare janë marrë edhe masa administrative sipas parashikimit të ligjit, një dëshmi kjo që tregu shqiptar vazhdon të jetë ende i pasigurt për konsumatorin.

“Kryesisht produktet e asgjësuara janë ato që iu ka kaluar afti i skadencës. Ka edhe produkte që nuk kishte të përcaktuar gjurmueshmërinë e tyre, të cilat nuk kanë përcaktuar prejardhjen e tyre. Kryesisht janë aditiv, pije energjike, pije freskuese dhe shtazore, të cilat arrijnë sasinë rreth 20 ton. Ndaj këtyre subjekteve janë marrë masa administrative me gjobë, deri në 1.5 milionë lekë të reja”, shprehet Daniel Bojko Drejtor i AKU, Korçë.

Mes produkteve të sekuestruara ka pasur erëza, pije të ndryshme por edhe bulmet dhe nënprodukte të mishit.