MENU
klinika

"Pezulloni vizat"

Holanda “vulos” vendimin për Shqipërinë, letër zyrtare Brukselit

31.05.2019 - 13:39

Gjatë ditës së sotme Holanda ka dorëzuar zyrtarisht në Komisionin Europian projekt-rezolutën e miratuar pak kohë më parë, përmes së cilës kërkonin rikthimin e vizave për Shqipërinë.

Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda i kërkoi Komisionit Europian të pezullojë vizat për shtetasit shqiptarë.

Rezoluta u hartua nga 5 partitë, VVD, CDA, PVV, SP, CU dhe u votua me me shumicë votash, 108 vota pro dhe 42 kundër.

Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkoi me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.