Kur kanë mbetur vetem 10 dite, nga fillimi i vitit të ri arsimor, disa shkolla në bashkine e Shkodrës ndodhen jashtë të gjitha kushteve për të zhvilluar një orë mesimi normale. 110 nxënës të shkollës “Haxhi Hajdari” në Golem, këtë vit pritet të mësojnë në klasa pa dyer, pa dritare dhe suva që janë gati të rrëzohen.
Bashkia ka nisur së fundmi punimet për riparimin e çatisë ndërsa në ambjentet e brendshme nuk priten investime. Amortizimi i shkollës, sipas drejtuesve të saj, ka ndikuar duke ulur ndjeshem numrin e nxënësve. Nga 200 qe ishin, sivjet kane mbetur vetem 110.
“Kjo shkollë është në gjendje të mjeruar. Lagështira është e pranishme kudo dhe fëmijet duhet të mësojnë në të tilla kushte. Bashkia ka nisur investimin vetëm në çati por më është premtuar se do të ndërhyhet edhe në ambjentet e brendshme, por nuk ka një datë fikse. Prindërit janë tërhequr kur kanë parë këto kushte skandaloze dhe kanë larguar femijet e tyre me të drejtë”
Më shumë gjasa, shkolla 9-vjeçare në Golem, vetem pak kilometër larg qytetit të Shkodrës, edhe këtë vit do të presë nxënësit mes amortizimit, mungesës së ujit dhe një ambjenti i cili ngjan me një stallë bagëtish dhe jo me një institucion arsimor.
Përgatiti: K.Zh.