MENU
klinika

Njoftimi

Ndryshon testi teorik për marrjen e patentës, ja ç’duhet të dini

01.06.2019 - 12:50

Nëse keni për të dhënë provimin e patentën, duhet të dini se, që nga dita e hënë testi teorik ka ndryshuar. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka njoftuar se është rishikuar 45% e volumit të Testit Teorik (B).

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme

Nga e hëna e parë e Qershorit 2019 DPSHTRR operon me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:
❌ Eliminuam 1199 fjali ngatërrestare!
✅ Korrigjuam 1848 fjali me gabime!
Testi Teorik i ri:
✔ Më i kuptueshëm
✔ Më korrekt
✔ Më praktik
Nga 4864 fjali do jenë 3665, -25%!

Shembull, ❌ hequr 1199 quiz-e si këto:

Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta….shfaqja e njollave mbi lëkurë…. mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë….

Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti….duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni….

Abuzimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut…

???‍♂️?

Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike! Ndiq Autoshkollën, mëso, kaloje vetë! #GjithëVëmendjaTeJu #MësoKalo”

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin