MENU
klinika

Tërmetet në Korçë

Ministria publikon bilancin e dëmeve!

02.06.2019 - 10:44

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 230 banorë kanë mbetur të pastrehë në Korçë pas shembjes së ndërtesave të tyre nga tërmetet e forta.

Ministria sqaron se janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara, ndërsa janë strehuar në çadra kolektive të ngritura nga Emergjencat Civile rreth 230 banorë.

Më konkretisht, 160 banorë janë vendosur në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzes.

“Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banoret. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike te dëmtuara nga tërmetet, 7 të cilave të riparuara”, sqaron Ministria.