Mediat italiane janë të bindura se trajneri aktual i Sampdorias, Marco Giampaolo do të jetë pasuesi i Genaro Gattusos në stolin e kuqezinjëve.
Simone Inzaghi ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Lazion deri në vitin 2021 me një rrijte të ndjeshme të pagës, duke snobuar në një farë mënyre Milanin, pasi është bindur nga projektit i presidentit të bardhekaltërve Claudio Lotito.
Inzaghi ishte zgjedhja e parë nga Gazidis për stolin e Milanit, por duke qenë se ky i fundit, ka vendosur të qëndrojë te Lazio.
Pas këtij vendimi, në pole position për të marrë drejtimin e kuqezinjëve kalon zgjedhja e dytë, Marco Giampaolo.
Ky i fundit nuk pritet ta ketë shumë të vështirë lirimin nga Sampdoria pasi ia ka bërë të qartë presidentit Ferrero se dëshiron të largohet një vit para përfundimit të kontratës aktuale që skadon në 2020-ën.
Nëse shkon te Milani, Giampaolo mund ta marrë me vete edhe dy nga lojtarët më të mirë të Sampit, Anderesen dhe Praet.