MENU
klinika

Protestat antiqeveritare

“Të dorëhiqet Vuçiç”, Serbia ‘gëlon’ nga protestat

02.06.2019 - 17:22

Mijëra qytetarë kanë protestuar të shtunën në Beograd kundër Qeverisë së Serbisë, në demonstratat që po vazhdojnë që nga dhjetori i vitit të kaluar, çdo fundjavë.

Protestuesit kanë brohoritur thirrje për dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Ato kishin filluar si reagim për sulmin ndaj liderit opozitar, Borko Stefanoviç i cili ishte rrahur brutalisht nga sulmues të maskuar.

protesta-serbi-konica.al

Protestuesit që përfshijnë figura publike, politikanë të opozitës, profesorë universitetesh e të tjerë, kërkojnë më shumë hapësirë në televizionin publik, pastaj zbulimin e urdhëruesve dhe kryesve të, siç thonë, sulmeve ndaj qytetarëve, gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve, si dhe publikimin e “planit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Vuçiç ishte tallur me protestuesit, duke thënë se ai nuk do të plotësojë kërkesat e tyre “edhe nëse pesë milionë njerëz protestojnë”.

Që nga atëherë, protestat nuk janë ndalur nën sloganin “Një në pesë milion”.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!