MENU
klinika

Raporti

Rreziqet nga infeksionet seksuale

04.06.2019 - 16:07

Numri i të prekurve nga sifilizi në Shqipëri mbetet ende shumë i lartë. Trendi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është nxjerrë në pah edhe nga Komisioni Evropian në Raportin për Shqipërinë, prej nga nënvizon se përdorimi i masave mbrojtëse vijon të mbetet shumë i ulët.

Por ekspertët thonë se parandalimi i përhapjes së këtyre rasteve lidhet edhe me edukimin.

Komisioni Evropian në raportin për Shqipërinë thotë se sëmundjet seksualisht të transmetueshme vijojnë të jenë në trend rritës, çka vjen së pari si pasojë e përdorimit shumë të ulët të masave mbrojtëse.

Raporti vlerëson se femrat janë diagnostikuar më tepër më këto sëmundje, ndërsa meshkujt kanë treguar shumë më pak kujdes për identifikimin e këtyre infeksioneve në kontrollet mjekësore.

Specialistët e shëndetit tregojnë se trendi ndër vite ka mbetur konstant, ndërsa nënvizojnë se duhet punuar më tepër në shkolla me edukimin seksual.

“Edukimi seksual ekziston në kurrikulat e arsimit në të gjitha moshat, por themi se duket ti theksohet akoma dhe më shumë dhe kryesisht duhet ti theksohet përdorimi i prezervativit. Është e vetmja metodë që parandalon infeksionet seksualisht të transmetueshme”- Adela Vasili.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik sëmundja e sifilizit mbetet me numrin më të lartë të infeksioneve seksuale, ku regjistrohen çdo vit rreth 2.2 raste për 100 mijë banorë.

“Janë mosha 24-49 vjeç, por nuk përjashtojmë edhe rastet nga mosha 15-24 vjeç”.– Adela Vasili.

Specialistja Adela Vasili nënvizon se sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë tashmë të kurueshme, por duhet bërë një ndjekje e vazhdueshme e kontrolleve mjekësore.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?