MENU
klinika

Asnjë ndikim nga situata politike

NATO vijon investimin në bazën ajrore të Kuçovës sipas planifikimit

04.06.2019 - 20:36

NATO do të vijojë programin e investimit në bazën ajrore të Kuçovës në vendin tonë sipas planifikimit, pa asnjë ndikim nga trazirat politike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë daljes së përbashkët për mediet me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës disaorëshe në vendin tonë, konfirmoi se NATO do të vijojë programin e investimit në bazën ajrore pa asnjë lloj ndikimi nga ngjarjet e brendshme.

“Trazirat politike, tensionet nuk do të ndikojnë në këtë vendim. Është një vendim i marrë nga komanda, sipas buxhetit të cajtuar për investimet në objektet ushtarake, përfshirë bazën ajrore në Shqipëri”, tha Stoltenberg.

“Ky është një shembull sa e rëndësishme është NATO për Shqipërinë dhe po ashtu Shqipëria për NATO-n. Ne mbështesim njëri tjetrin. NATO bashkon 29 vende aleate dhe përsa kohë jemi të bashkuar jemi të sigurt. Kjo është arsye që NATO të bëhet me e fortë, mënyra për të parandaluar çdo konflikt. Kemi qenë të bashkaur për 70 vite”, theksoi Stoltenberg.

Shefi i NATO-s falënderoi Shqipërinë për kontributin në aleancë, në misionet dhe operacionet e NATO-s, për njerëzit që dërgon në aktivitetet e ndryshme apo që përfaëqsojnë vendin në tryezën e përbashkët të vendeve anëtare./ ATA