MENU
klinika

Studimi i OBSH

Sfilitja nga puna, zyrtarisht një sëmundje

06.06.2019 - 16:46

Lodhja nga puna tashmë ka njohjen zyrtare të OBSH-së si problem i diagnostifikueshëm dhe fenomen i lidhur me profesionin.

Në kulturën e sotme, ku fokusi te karriera sa vjen e rritet, e bashkë me të edhe orët e shpenzuara mbi normën, volumi i punës apo stresi që rrethon ambientin e saj, “burnout” siç njihet aktualisht, apo rraskapitja prej punës është kthyer gati në epidemi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë flet për një sindromë që vjen si rezultat i stresit kronik në vendin e punës, pasojat e të cilit nuk janë trajtuar siç duhet. Kjo është hera e parë që bëhet zyrtarisht një lidhje e tillë.

Tre faktorët që e nxisin këtë klasifikim janë:

• Shterimi i energjisë dhe ndjesia e rraskapitjes
• Rritja e distancës mendore që dikush krijon me vendin e punës, apo ndjenjat e negativitetit dhe cinizmit që individi i lidh me punën
• Reduktimi i efikasitetit profesional

Sfilitja në vendin e punës nuk është thjesht lodhje, ajo vjen me rraskapitje kronike dhe acarim të vazhdueshëm. Personat që e përjetojnë humbasin motivimin e nuk vonon dhe ulja e rendimentit në punë, ndërsa seria e problemeve të shkaktuara prej saj janë si emocionale, ashtu dhe fizike.

Sipas studiuesit Dan Schawbe, sfilitja në vendin e punës është kthyer në një shqetësim madhor, pasi njerëzit punojnë më shumë, por ndiejnë se nuk kompensohen ndershmërisht.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?