Konfindustria shpreh shqetësimin për dëmin e ndjeshëm financiar shkaktuar bizneseve si dhe dyshimet për shfaqjet e korrupsionit te agjencive ekzekutve gjatë procesit të vonesave të skajshme të kthimit të TVSH/tatimin e vlerës së shtuar.
Sipas të dhënave zyrtare mesatarja e vonesave të rimbursimit llogaritet në afër 6 muaj nga maksimumi ligjor prej 2 muajsh, ndërkohë sipas bizneseve në shumë raste e kalojnë 1 vit.
Vonesa e mëdha të kthimit të TVSH nuk shoqërohet me penalitete financiare dhe gjoba për agjencitë ekzekutuese, sikurse në rastet e ngjashme të vonesave të pagesës së detyrimeve të biznesit.
Trysnia e ekzekutivit ndaj bizneseve ka bërë, që numri i rasteve të padive administrative të bizneseve për rimbursimin e TVSH të prapambetura dhe penaliteteve perkatëse të jetë mjaft i vogël.
Gjithashtu, vonesat e gjata kohore të kthimit të TVSH dhe pasojat e rënda financiare për bizneset shërben si burim i lindjes së korrupsionit në agjencitë ekzekutive, që mund të shkojnë deri në 20% të vlerës.
Konfindustria vlerëson, se premtimi qeveritar për mbylljen e detyrimeve për kategorinë e fasonëve në vlerën prej afër 5.8 milion euro Brenda muajit korrik 2019, është treguesi i qartë i problematikave të thella në rimbursimin e TVSH për bizneset.
Vlera e mësipërme edhe sikur në rastin më të mirë të përmbushej është e pamjaftueshme për gjithë kategoritë e biznesit në tërësi.
Ekzektutivi i detyrohet kategorive të biznesit të paktën 120 milion euro TVSH të prapambetur. Gjithashtu, është për tu theksuar shkalla e ulët e besueshmërisë së të dhënave zyrtare për detyrimet ndaj bizneseve, përfshi edhe masën e TVSH së prapambetur.
Konfindustria vlerëson, se rimbursimi i vlerës së TVSH është një premtim i pambajtur në vite nga ekzekutivi, duke shkaktuar rritjë të mëdha të kostove dhe duke i vënë në kushte të vështira bizneset, goditur fuqinë konkuruese të tërheqjes së investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Vonesat e vazhdueshme dhe me kah rritës të detyrimeve financiare ndaj bizneseve tregojnë për rënie të rendimentit fiskal të ekonomisë kombëtare dhe njëkohësisht paaftësi menaxhimi me shfaqje të dukshme subjektivizmi dhe korrupsioni të agjencive ligjzbatuese