MENU
klinika

Incidentet/ Reagimi i MPB

Ndeshje e rrezikut të lartë, polakët tensionojnë M. e Veriut

07.06.2019 - 18:32

Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik është cënuar rendi dhe siguria publike nga tifozë polakë të cilët qëndrojnë në Shkup për të ndjekur ndeshjen e futbollit Maqedoni – Poloni.

MPB-ja ka njoftuar se janë ndaluar katër persona, shtetas polak.

Ngjarjen është transmetuar nga Klan Macedonia

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski duke komentuar ngjarjen e mbrëmshme ka lënë të kuptohet se organet kompetente do të ndërmarrin masa adekuate kundër kësaj forme të dhunës dhe parandalimit të tjerëve, për shkak se ndeshja është cilësuar si e rrezikut të lartë.

Ndryshe, tifozët polakë, në qarqe sportive, njihen si mjaftë problematikë ku në të kaluarën kanë shkaktuar incidente të shumta në shumë qytete të Evropës.

Nga ana tjetër, siç merret vesh, grupi i tifozëve “Çkembari” nga Manastiri janë vëllëzuar me një tifo-grup nga qyteti Belçatov të Polonisë dhe siç thonë njohësit e tifo grupeve, duke marrë parasysh armiqësinë mes tifozëve nga Manastiri dhe “Komitëve” nga Shkupi, gjatë ndeshjes mund të priten tensione dhe incidente.

Supozohet se në ndeshje do të jenë mbi dy mijë tifozë polakë.