MENU
klinika

Akuzat ndaj kryeministrit Rama

Basha ofron Durrësin si “provë”: Shteti i shkrirë me krimin

07.06.2019 - 19:08

Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së doli publikisht dhe akuzoi kryeministrin Rama si njeriun që solli krimin dhe drogën në Shqipëri.

“Sot të përpiqemi ta shohim të vërtetën në sy, beteja jonë ka qënë kundër kapjes së shtetit nga krimi. Ne s’kemi pasur asnjë zgjedhje.

S’ka qënë betejë që e kam zgjedhur unë apo PD, ka qënë e pashmangshme, pasi kemi kuptuar regjimin kriminal që ka instaluar Rama.

Kriminelët, drogën, krimin nuk i solla unë, i solli Edi Rama. Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë më të hershme se sa kur u bë kryeministër. I ka nisur që kur ishte në bashki.

Me personazhet e krimit që në atë kohë ndante para nga ato të lejeve të ndërtimit me ato para e bleu edhe PS”,– tha Basha.

Sipas tij, Durrësi është sot qyteti që na tregon se si është shkrirë shteti me krimin.