MENU
klinika

Takimi me strukturat e LSI-së

Kryemadhi: Pushteti i Ramës në grahmat e fundit

07.06.2019 - 19:30

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon sot një takim me strukturat e LSI-së, një ditë para protestës së organizuar nga opozita e bashkuar.

Kryemadhi ndërsa ftoi qytetarët në protestë tha se pushteti i kryeministrit Rama është në grahmat e fundit.

“Është protestë e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë të qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur për të protestuar në Tiranë.

Qytetarët e Tiranës kanë ndërmend të gjejnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të garantojnë shëndetësi të denjë për jetën e tyre, një ekonomi të fortë. Protesta e ditës së nesërme është një portestë e rëndësishme. Sepse pjesëmarrja sa më e madhe dhe njoftimi derë më derë i komshijve tënë se vetëm një pjesëmarrje masive do shkuli atë realitet të kryeministrit.

Beteja jonë nesër nuk është as me uniformën e policisë. Mos harro që godinat dhe dhuna që ushtrohet ndaj tyre paguhet nga xhepat e taksapaguesve. Edi Rama nuk është viktima, viktima janë shqiptarët. Bejeta jonë nuk është me PS as me institucionet e shtetit shqiptar.

Beteja jonë është me krimin e organizuar. Largimi i Edi Ramës do të sjellë largimin e tranzicionin shqiptar. Më shumë se kurrë jemi të bindur se jemi në rrugë të mbarë. Petrit Vasili denoncoi krimin e organizuar me paratë e të cilëve bliheshin vitat e shqiptarëve. Sot jemi përballë një rrënojë e cila ëhstë në grahmat e fundit dhe kërkon sadopak osksigjen.

Nuk ka kompromis me një njeri që jo vetëm ka punuar për grupiin e tij të klientëve prej 5 vetash, por edhe po varfëron shqiptarët. Ai rriti taksat, kostën e jetëses dhe rrogat i la aty ku ishte. Duke i krijuar shqiptarëve një siguri ekonomike. Më lejoni t’u bëj thirrje të gjithë vajzave shqiptare që të jemi nesër në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis me të ardhmën e shqiptarëve nuk ëhstë vetëm se tradhëtar”. -tha Kryemadhi.