MENU
klinika

Takimi në Bratislavë

Vuçiç thirrje për Trumpin: Të vijë në Beograd!

07.06.2019 - 21:39

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, sot në Bratisllavë është takuar me senatorin amerikan, Rhon Jonson, të cilit i ka kërkuar që presidenti amerikan, Donald Trump, të vizitojë Beogradin

Sipas kreut të shtetit serb, një vizitë e tillë do të ishte një ‘injeksion’, për të zgjidhur problemet në rajon, përfshirë këtu edhe problemin me Kosovën.

“Ka kaluar një kohë e gjatë që prej kur një president amerikan kishte qenë për vizitë në Beograd”, ka thënë Vuçiç para gazetarëve. Sipas tij një vizitë e Donald Trump në Serbi, do të bënte një ndryshim të madh sa i përket raporteve ndërmjet shteteve në rajon.

“Serbia është një vend i vogël, dhe nuk mund ti kërkojë presidentit amerikan që të angazhohet për Serbinë në baza javore apo ditore, por një vizitë e tillë do të ishte e rëndësishme dhe do të ishte një injeksion për raportet ndërmjet dy vendeve dhe për të zgjidhur problemet në rajon”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç gjatë qëndrimit të tij në Bratisllavë ka takuar edhe diplomatin amerikan, Philip Ricker, me të cilin gjithashtu ka biseduar për problemet më të cilat po përballet rajoni, dhe veçanërisht për problemin Kosovë-Serbi.

Para këtyre vizitave, Vuçiç ka marrë pjesë në një panel bashkë me presidentin Thaçi, me të cilin kanë zhvilluar një debat të nxehtë, lidhur me problemet e hapura në mes dy vendeve.

Është diskutuar për marrëveshjen e Brukselit, përmbushjen e obligimeve, taksën dhe marrëveshjen finale që synohet të arrihet.

Presidenti amerikan në fillim të këtij viti kishte dërguar dy letra në drejtim të Thaçit dhe Vuçiçit, ku kishte kërkuar heqjen e taksës dhe kishte folur për një marrëveshje historike Kosovë-Serbi, që do të nënshrkuhej në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë edhe presidenti Thaçi, vazhdimisht deklaron se pa përfshirjen e Amerikës, nuk mund të arrihet asgjë sa i përket dialogut me Serbinë.