MENU
klinika

Aktiviteti i Ambasadës

Amerikania që u befasua nga Shqipëria

08.09.2018 - 10:56

Ambasada e Shqipërisë në SHBA, për të tretin vit radhazi realizoi një aktivitet për vizitorët dhe qytetarët e Uashingtonit në kuadrin e Programit Passport DC “Xhiroja e Botës përmes Ambasadave” i cili ka si qëllim njohjen e vizitorëve me historinë, gjeografinë, zakonet dhe traditat e vendit.

Duke qenë se ky vit përkon me 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, vizitorët u njohën me historinë e Shqipërisë dhe të Heroit Kombëtar, përmes shfaqjes së filmit “Skëndërbeu” dhe shpërndarjes së materialeve me përmbajtje nga historia e vendit tonë.

Ndër të tjera, qytetarët amerikanë patën mundësi të shijonin ushqimin dhe pijet tradicionale shqiptare, mbi të gjitha vallet dhe muzikën e trojeve tona, që shoqëruan pa ndërprerje veprimtarinë. Ata admiruan kostumet kombëtare, reliktet antropologjike dhe praktikuan dhe disa “leksione të fjalëve magjike” në gjuhën shqipe.

Aktiviteti ngjalli një interes të veçantë, me një pjesëmarrje prej më shumë se 4.500 vizitorve. Për herë të parë dhe në veçanti nga Përfaqësitë e tjera në Uashington, aktiviteti m kulmoi me organizimin e një shorteu, i cili ofroi një paketë turistike 10-ditore për të vizituar Shqipërinë (udhëtim dhe akomodim). Pjesë e shorteut ishin të gjithë pjesëmarrësit që vizituan Ambasadën. Fituese e këtij shorteu ishte Yvonne Podler, e cila udhëtoi në Shqipëri dhe shijoji një javë bregdetin e Adriatikut dhe Jonit.

“Unë dhe shoqet e mia jemi kënaqur pafundësisht. Morëm një makinë me qira dhe e nisëm nga Durrësi- shprehet entuziaste ajo. Më pas në Berat, Vlorë. Ramë në dashuri me perëndimin e diellit në male, gjithashtu dhe me Porto Palermon e Ksamilin. Historinë e Shqipërisë nuk e kam ditur asnjëherë. Ajo që dija përkonte me komunistët në një vend të vogël në Ballkan dhe më pas me demokracinë. Por doli shumë ndryshe. Të veçanta në këtë vend, janë malet. Veçanërisht në Tiranë. E dua Shqipërinë dhe kaluam një kohë të bukur këtu. Këtë eksperiencë nuk do ta harroj kurrë.”

Yvonne Podler mësoi shumë për Shqipërinë. Nga muzeumet, baret, restorantet e deri në libraritë e shkrimtarët tanë duke mezipritur të rikthehet sërisht në vendin tonë.

Nga Ilnisa Agolli

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024