Kureshtja në mbarë botën për monumente kulture është rritur vitet e fundit dhe përmes një granti të ofruar nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit, një monument kulture në Shqipëri do të jetë pjesë e një projekti për ‘ringjalljen; e kështjellave dhe kalave në Ballkanin Perëndimor.
Bëhet fjalë për Kalanë e Lezhës, e cila daton në kohën e ilirëve.
Ky projekt, i cili përfshin Kështjellën Spuž, pranë Danilovgradit, Malit të Zi, Kalaja Straç në Trebinje, Bosnjë dhe Herzegovinë dhe Kalaja në Lezhë, Shqipër, ka përfituar një grant prej 5 milion eurosh.
Turneu është ndërtuar mbi tregimet dhe interpretimet krijuese të legjendave për secilën nga tre kështjellat dhe do të luhen shfaqje teatrore për t’i përcjellë ato.
“Kështjellat janë një segment i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të Ballkanit Perëndimor. Edhe pse në numër të madh, vetëm disa janë përfshirë në ofertën e turizmit në rajon dhe tani po menaxhohen, ruhen dhe promovohen si destinacione turistike. Turneu i ‘Legends of Fortresses’ po sjell në jetë tre kështjella të rëndësishme dhe do të kontribuojë në ruajtjen e tyre duke i mbajtur ato në sy të publikut dhe duke organizuar ngjarje kulturore në vendet”, tha Snjezana Derviskadic, udhëheqëse e projektit të RCC për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit.
“Si komunë jemi ndierë të detyruar të bëjmë diçka për Kështjellën Spuž, për të promovuar vlerën e saj historike dhe për t’u siguruar që historitë e saj të mos harrohen dhe se ato të ndahen me publikun.
Për ne ka më shumë kuptim ta kthejmë atë në një destinacion turistik përmes tregimit krijues si një formë më e mirë e interpretimit të trashëgimisë. Kolegët tanë nga Trebinje dhe Tirana mendonin të njëjtën gjë, dhe ne vendosëm të bashkohemi me forcat tona dhe të zhvillonim një turne rajonal.
Granti që morëm e bëri atë plan të mundshëm“, tha Dušan Šćepanović i Bashkisë Danilovgrad.
Granti i ofruar nga RCC u ka mundësuar tre shteteve të blejnë pajisje të nevojshme për organizimin e ngjarjeve të jashtme, duke përfshirë sistemet e zërit dhe dritës, kabinat prej druri dhe ekranet LCD informative.
Ata do të përdorin së bashku këtë pajisje për të paktën tre vitet e ardhshme.