Menjëherë pas mbylljes së fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha, protestuesit me celularë të ndezur i janë drejtuar parlamentit. Deri tani nuk ka pasur incidente në protestë.
Teksa marshonte nga Kryeministria drejt Parlamentit me telefonin ndezur, ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur anulimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta.
‘Vendim që bazohet në themelet e kushtetutshmërisë së vendit, një vendim i cili synon zgjidhjen dhe parandalimin e një konflikti të gjerë civil drejt të cilit po e çonte varrmihësi i pluralizimit politik Edvin Kristaq xhelati’.-tha Berisha.
Por edhe pas këtij vendimi, Berisha ka përjashtuar mundësinë e një dialogu me kryeministrin Edi Rama.