Kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka bërë thirrje socialistëve të ndalin krimin në kupolën e PS dhe të marrin drejtimin e partisë.
Nga selia e PD në mbyllje të protestës, Basha bëri apel për dialog pa Ramën kryeministër me një qeveri tranzitore.
“Dështoi me turp përpjekja për zgjedhje moniste. Orët dhe ditët e ardhshme duhet të na gjejnë më në këmbë se kurrë, më të fortë se kurrë për ta çuar këtë betejë drejt fitores.Bisha e plagosur kriminale do bëjë gjithçka për të ndaluar grahmat e fundit të kufomës politike të organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të bandës Edi Rama.
Kur njerëzit bëhen bashkë për kauzën e drejtë nuk ka forcë që i ndal dhe nuk ka forcë që i mund. Pjesëmarrja është shenjë e qartë e shumicës dërmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për Shqipërinë si gjithë Europa.
Pjesëmarrja, bashkimi, qëndresa, vendosmëria është forca jonë dhe forca juaj. Rama ik! Është zëri juaj që kumboi nga Berlini në Bruksel, nga Londra në SHBA”, u shpreh Basha ndër të tjera.