MENU
klinika

Vendimi i Metës nuk e ndal mazhorancën

Xhaçka: 30 qershori, transformimi i Dibrës!

09.06.2019 - 16:56

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në fjalën e saj përpara qytetarëve dibranë në Peshkopi tha se Dibra do të transformohet totalisht.

Xhaçka u shpreh se qeveria dhe Edi Rama do të ndërtojë Rrugën e Arbrit, duke sjellë lehtësi për banorët vendas.

“Është vështirë se gjesh një zona më punëtore sesa Dibra. Dibra që i ka dhënë kaq shumë historisë, ka mbetur e izoluar, sepse i ka munguar rruga.

Kjo falë Edi Ramës, i cili pati vizionin për të ndërtuar Rrugën e Arbërit. Nga ana tjetër Bulqiza vazhdon të punojë ende sot, sepse për fat të keq nuk punon për interes të qytetarëve. Rruga e Arbërit po bëhet realitet. Kjo do të thotë se fermerët do të mund të sheshin më lehtë produktet e tyre.

Nga ana tjetër Bulqiza do të marrë më shumë fokus. Ne kemi mbajtur premtimin për pensionet e minatorëve. Më 30 qershor do te këtë zgjedhje për të transformuar Dibrën dhe Bulqizën.

Unë kam besim se dibranët do të dinë që të japin verdiktin e duhur. Në 30 qershor fillon transf0ormimi për Dibrën, Bulqizën dhe gjitha bashkitë në të gjithë vendin. Dibranët nuk do të zgjedhin modelin e shkatërrimit”, tha Xhaçka.